Vijon të mos ketë asnjë humbje jete për shkak të pandemisë së koronavirusit në vend.
Nga 2444 testime të kryera, kanë rezultuar 3 raste të reja në 24 orët e fundit, ndërkohë që janë 8 të shëruarit.
Aktualisht janë 66 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Vetëm 1 pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.
Deklarata e plotë e Ministrisë së Shëndetësisë
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Në 24 orët e fundit janë kryer 2444 testime, nga të cilat kanë rezultuar positivë me Covid19 tre qytetarë: 2 raste në Tiranë, 1 rast në Durrës.
Aktualisht janë 66 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Vetëm 1 pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,990 që nga fillimi i epidemisë.