Home SPORT Kilometra/ “Gjela” të lodhur, vrapon vetëm… Kante

Kilometra/ “Gjela” të lodhur, vrapon vetëm… Kante

21

Përveç lojës, Franca po vuan golat, por edhe kilometrat. Lojtarët e Didie Deshampit nuk e mbulojnë më fushën si dikur dhe kjo pasqyrohet në kilometrat e përshkuar gjatë tri ndeshjeve të fazës në grupe të këtij Europiani.

Siç pritej, Ngolo Kante është maratonomaku i grupit, megjithatë nuk është në parametrat e zakonshëm. Ai ka kaluar 30 kilometrat e vrapuar (33 në total), por është nën standard duke qenë se te Çelsi përshkon minimalisht 11 kilometra për ndeshje.

Pas tij, renditet i vetmi lojtar që së bashku me Kantenë ka prekur pikun e 30 kilometrave. Sulmuesi i Barcelonës është përmendur shumë në këto ditë të “Euros” për sakrificën e madhe në aspektin defensiv dhe këtë e pasqyrojnë më së miri kilometrat e përshkuar.

Podiumi mbyllet nga Varan dhe Pogba që janë së bashku në vendin e tretë me nga 28 kilometra për kokë në 270 minutat e luajtura deri më tani. Pesëshja mbyllet nga Benzema me 27 kilometra, ndërsa Kimpembe me 26.

Për t’u theksuar vlen të përmendet se çdo francez tjetër është në kuotën e 25 kilometrave ose më pak.