Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga 790 testime, 24 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.

Ndërkohë, 47 të shëruar në 24 orët e fundit

Fatmirësisht, edhe sot nuk është regjistruar asnjë humbje jete.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 790 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 24 qytetarë, në këto bashki:

11 në Tiranë, 4 në Fier, 3 në Sarandë,  2 në Durrës, Elbasan, 1 në Delvinë, Korçë.

Janë 186 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 47 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,757 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (11 Maj 2022)

Raste të reja ditore           24

Të shëruar në 24 orë        47

Të shtruar në spitale         8

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 790

Testime totale               1,814,993

Raste pozitive                  275,440

Raste të shëruara             271,757

Raste Aktive                         186

Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            102

Fier                  25

Vlorë               15

Shkodër           10

Lezhë               8

Elbasan            7

Korçë               3

Gjirokastër      6

Durrës             6

Berat                2

Kukës               2