Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur bilancin e pandemisë në 24 orëve të fundit në vend. Sipas të dhënave, nuk ka patur viktima nga COVID-19, ndërkohë kanë rezultuar pozitivë 47 qytetarë.

Aktualisht po marrin trajtim 16 pacientë, nga të cilët 1 në gjendje më të rënduar.

Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 501 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 47 qytetarë, në këto bashki:

27 në Tiranë, 3 në Durrës, 2 në Lezhë, Mirditë, Delvinë, Sarandë, Gramsh, 1 në Shkodër, Kukës, Fier, Lushnje, Himarë, Gjirokastër, Elbasan.

Janë 516 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.

Janë shëruar 34 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,862 që nga fillimi i epidemisë.