Shpeshherë bimët që vendosen në shtëpi apo zyra shihen si mjete dekoruese, por një studim i ri nga University of Birmingham ka zbuluar se ato mund të pastrojnë ajrin e ambientit deri në 20%. Mekanizmi kryesor i pastrimit të ajrit të ndotur qëndron në uljen e niveleve të dioksidit të azotit.

Për të arritur në rezultatet e këtij studimi, ekipi testoi 3 bimë të ndryshme që ne mbajmë shpesh në shtëpi, si zambaku i bardhë, Dracaena fragrans dhe Zamioculcas zamiifolia. Secila prej tyre u vendos në një dhomë të veçantë që përmbante nivelet e dioksidit të azotit të barabarta me ato që gjenden në një zyrë, para se të monitorohej pas një ore.

Rezultatet treguan se këto vimë ishin në gjendje të thithnin pothuajse gjysmën e dioksidit të azotit në dhomën ku ishin brenda 1 ore.

Dr. Christian Pfrang, i cili drejtoi këtë studim, tha: “Bimët që ne përzgjodhëm ishin shumë të ndryshme nga njëra tjetra, megjithatë ato kishin të njejtat aftësi për të ulur nivelet e dioksidit të azotit nga dhoma. Këto bimë vërtetuan dhe se nuk ndikoheshin aspak nga faktorët ambiental në thithjen e NO2, ndryshe nga thithja e CO2 e cila varej shumë nga faktorët ambientalë si uji apo niveli i dritës.

Më pas studiuesit bënë një përllogaritje se prania e 5 bimëve të tilla në një ambient zyre pak të ventiluar me nivele të mëdha ndotjeje ajri mund të bënte uljen e niveleve të dioksidit të azotit me 20%.