I ftuar në emisionin “Debat dhe Transparencë” në Tv Skampa, kryetari i Bindjes Demokratike Astrit Patozi komentoi situatën aktuale politike. Listën e kandidatëve të Elbasanit si dhe objektivat për zgjedhjet e 25 Prillit! I pyetur nga gazetari Fatmir Popja mbi zhvillimet këtë vit të zgjedhjeve në Shqipëri, Patozi u shpreh se :

Astrit Patozi : Për fat të keq ne kemi patur një histori jo të lavdishme të zgjedhjeve por kemi patur edhe zgjedhje të mira ku unë do të veçoja Referendumin e ’94 – res. Pastaj zgjedhjet e 2005 ku pati edhe një lloje rrotacioni politik. Po kështu edhe zgjedhjet e 2013. Të gjitha zgjedhjet e tjera me pas kanë patur probleme.
Për të qenë i vërtetë mund të them se zgjedhjet më të keqija Shqipëria i ka patur në vitin 2001 kur kryeministër ka qenë Ilir Meta dhe zgjedhjet patën formën më agresive dhe me ekstremiste. Por ajo është histori e shkuar tashmë dhe ne duhet të shohim nga e ardhmja!

Sa i përket pyetjes se si i presin këto zgjedhje Astrit Patozi u përgjigj : “Pres që të jenë më të mira sesa pararendëset e tyre por nuk kam ndonjë pritshmëri shumë të lartë dhe nuk mendoj se do të jenë zgjedhje të lira dhe të ndershme se është term shumë relativ dhe shumë fururist për Shqipërinë sepse ne na është kthyer në ves trafikimi i votës dhe deformimi i vullnetit të lirë dhe kjo është faji si i qeverisë ashtu edhe pales tjetër pasi edhe opozita me pafajësinë e saj ka rol në deformim e zgjedhjeve sidomos kur bëhet fjalë për partitë e reja të cilat konsiderohen si një pre e lehtë dhe coptohen në tavolinën e numrit ku dorë në tavolinë kanë 3 parti, ato kryesore dhe kjo është gjëja më e padrejtë! Një fenomen që ka sjellë edhe një lloje neverie të publikut do të thoja per rezultatin që del prej tyre”.

Bindja Demokratike që ju po drejtoni është një projekt i ri. Mendoni se do të ndikojë që të zbutet kjo klimë?

Astrit Patozi :”Ne sigurisht që do të bëjme detyrën tonë që vullneti i zgjedhjesve tanë të mos deformohet”. Partitë e reja janë një shpresë për elektoratin, i cili ka qenë gjithmonë dyshues i lëkundur apo I pavendosur.

Ju mund te quheni partia më me eksperiencë?

Astrit Patozi :”Ajo që ne do të bëjmë në këto zgjedhje është që ti japim shqiptarëve një ofertë të ndryshme nga partitë e tjera të sterkonsumuara e te sterlodhura. Ne mendojmë se në rast se ne nuk do të ekzistonim dhe nuk do të përfshiheshim në gare, Shqipëria do të ishte në një lloje staniacioni të frikshëm. Ne po përpiqemi të bëjmë diferencën dhe diferencën kam përshtypjen që do të jetë domethënëse se pari tek projekti politik i cili është i ndryshem nga të tjerët sepse ne kemi vënë si qëllim ndryshimin e politikeberjes dhe jo vetëm rrotacionin.

Me çfarë synimi hyni në këto zgjedhje?

Astrit Patozi :”Ne hyjmë në këto zgjedhje me synimin e qartë dhe të prerë për të qenë forcë përcaktuese e qeverisë. Valenca jonë politike, përfaqësimi ynë politik të jetë në shumicën e neserme në shumicën e pas 26 Prillit në mënyrë që plani jonë për një Shqipëri normale do të publikohet dhe të implementohet.

Çfarë risish sjellë Bindja Demokratike në politikën shqiptare?

Astrit Patozi :”Projekti jonë është transformues. Ne në rast se do të përfshihemi në qeverinë e nesërme do të hyjmë me kushtet tona. Ajo mazhorance duhet të zbatoje disa reforma. Lista e hapur duhet të garantohet me ligj se kodi që ne po shkojmë në zgjedhje është antikushtetues”.

A jeni ju partia me listat më të hapura në Shqipëri?

Astrit Patozi :”Bindja Demokratike është një projekt që nuk ka parasysh vetëm një person në idenë e tyre. Ka parasysh disa ngjarje që duhet të ndryshojnë. Shumë gjëra unë nga eksperienca i kam provuar edhe në kurriz dhe tek e fundit nuk është karriera ime ajo që e ben të mire apo të keqe ofertën politike. Lista jonë është përfaqësuese dhe me integritet të lartë. Të 153 kandidatët tanë nuk kanë asnjë cen dhe duke ne jemi e vetmja parti politike që të gjithë listën e kemi çuar pranë Autoritetit Shteteror për hapjen e dosjeve. Askush prej nesh nuk ka probleme me dekriminalizimin apo korrupsionin.

Në Elbasan zhvillohet një nga garat më të vështira?

Astrit Patozi :”Unë besoj se ne do të jemi force e 3-të në Elbasan. Vijon..