Në orët e fundit të afatit për dorëzimin e listave, në KQZ kanë mbërritur tre emrat e partive të fundit, Bindja Demokratike, Partia Social Demokrate dhe Balli Kombëtar.
Mësohet se Bindja Demokratike në Korçë kryeson me Andi Përmeti, i dyti në lista Leonard Olli, ish-demokrat. Në Tiranë, lista kryesohet nga Astrit Patozi, e ndërsa Fabjan Topollaj renditet i 5-ti.

Partia Social Demokrate, e Tom Doshit ka dorëzuar në KQZ listat e kandidatëve për 12 qarqet në zgjedhjet e 25 prillit. Vetë Tom Doshi do të kandidojë  në Tiranë dhe Shkodër

Balli Kombëtar ka dorëzuar listat në KQZ. Kreu i kësaj partie Partie, Adriatik Alimadhi do të kandidojë në 4 qarqe, në Tiranë, Fier, Berat dhe Korçë.