Biznesi i Vlorës, në vijim të reagimeve për rishikimin e orës policore dhe lejimin e muzikës, i ka dërguar ditën e sotme një letër zyrtare kryeministrit të vendit Edi Rama, ku kërkohet rishikimi i Aktit Normativ të datës 15.03.2020.

Në dokumentin e siguruar nga FaxNews biznesi i Vlorës kërkon zgjatjen e orës policore për të ushtruar aktivitetin biznesit deri në orën 02:00 të mëngjesit dhe lejimin e muzikës deri në orën 00:00.

Në deklaratë theksohet se nga ajo që opoeratorët kanë parë në Instagram,  bizneset në Tiranë Durrës dhe Memaliaj lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre pas orës policore dhe njerëzit mund të festojnë deri në orën 02:00 të mëngjesit, ndryshe nga Vlora ku policia ushtron një raprezalje për respektimin e protokollit anti-Covid.

Biznesi nënvizon se nuk do të ketë reagim deri ditën e diel, të hënën do të ketë mbyllje totale të biznesit në Vlorë.

fax