Microsoft ka vendosur të rikthejë karakterin e famshëm Clippy si një emoji në Office. Pas një fushate të suksesshme në Twitter dhe Instagram ku mori shumë pëlqime, Clippy do të zëvëndësojë emojin e kapëses së letrave që gjendet aktualisht në Windows, Office, Microsoft Teams dhe produktet e tjera të Microsoft 365.

Me update-in e ri do të jenë 1,800 emoji të cilat do të shndërrohen në dizajne 3D përmes Fluent Design language. Clippy është “ylli i shfaqjes”, pasi emoji i ri 3D ka shumë më tepër personalitet.

“Emoji-ologjisti” Claire Anderson shpjegoi: “Ne vendosëm të përdornim dizajnet 3D në vend të 2D dhe na u desh të animonim shumicën e emoji-ve.” Kësaj here emojit vijnë me një fokus të ri në ikonografi, më të ndriçuara dhe të saturuara, dhe përbëjnë një ndryshim të madh nga tentativa e mëparshme e punonjësve të Microsoft Teams.

Këto punonjës publikuan një sticker pack në 2019 ku përfshiheshin disa GIFs të animuara të Clippy, por ato u fshinë vetëm disa ditë më pas nga Microsoft.

Emoji-t e reja do të fillojnë të shfaqen në të gjitha produktet e Microsoft 365 në muajt në vijim. Flipgrid do të përfitojë akses tek këto emoji pas një muaji, ndërkohë që në Microsoft Teams dhe Windows do të shfaqen gjatë sezonit të pushimeve.

geek