Pas mbledhjes së deputetëve socialistë, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi u shpreh për mediat se të enjten miratohet ligji për Aministinë Penale. Çuçi ndër të tjera u shpreh se sot në mbledhje u diskutua në lidhje me komisionin e posaçëm që kemi i kërkuar konferencës së kryetarëve në lidhje me mbikqyrjen e institucioneve për të luftuar dezinformimin.

Bledi Çuçi:

Besoj nëse do jetë gati për të hyrë në seancë e të enjtes do ta miratojmë thjesht po presim propozimet e tyre. Në parim kemi rënë dakord. Mund të ketë axhustime të vogla. Nuk do ketë tolerancë për ato vendime të GJKKO. E ka thënë edhe ministri i Drejtësisë. Janë çështje teknike, do rakordohen me strukturat e ministrisë së drejtësisë. Sot diskutuam në lidhje me komisionin e posaçëm që kemi i kërkuar konferencës së kryetarëve në lidhje me mbikqyrjen e institucioneve për të luftuar dezinformimin, por edhe veprime të tjera dhe ndërhyrje të tjera që mund të kenë vende jo mike të Shqipërisë për të destabilizuar Shqipërinë. Është një komision që Parlamenti Europian e ka ngritur që në 2020. Do të jetë një nga komisionet që do të japi një peshë të veçantë kuvendit që është bërë edhe problem në vende të tjera.