Katër të arrestuarit për ngjarjen e ndodhur të dielën në mbrëmje, ku viktimë mbeti 18-vjeçari Aurelio Dervishi, akuzohen për vrasje me dashje kryer në bashkëpunim.

Ditën e nesërme ata pritet të dalin për tu njohur me masën e sigurisë. Të rinjtë e arrestuar kanë shpjeguar dinamikën e ngjarjes duke pranuar faktin që janë shkëmbyer në makine dhe aty janë konfliktuar dhe kanë ndaluar, pas saj janë përleshur dhe më pas kanë thënë “ndodhi ajo që ndodhi”.

15 vjeçari i arrestuar ka pranuar se ai e ka qëlluar më thikë Aurelio Dervishin.

Ndërkohë dy 16 vjeçarët kanë pranuar se kanë dhunuar grupin tjetër por jo të kenë përdorur thikë, të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe 20-vjecari i arrestuar Frensis Shehu.

Abcnews mëson se në makinë me viktimën kanë qenë dy djem të tjerë dhe dy vajza të tjera. Gjatë marrjes në pyetje ata kanë deklaruar se janë ndeshur me automjetin e autorëve pasi po bënin xhiro nëpër lagje për shkak se banesat e tyre nuk janë shumë larg.

/abcnews.al/