Vijojnë kontrollet në qytetin e Elbasanit pas atentatit  me armë të Nuredin Dumanit. Ky i fundit u arrestua i plagosur pas atentatit me armë në Papër të Elbasanit dhe është lënë në burg nga gjykata së bashku me të dashurën e tij 20 vjeçare dhe bashkëpunëtorët e tij, përfshirë edhe mjekë në qytetin e Fierit.

Grupet e FNSH-së kanë ngritur pika kontrolli në qytetin e Elbasanit, ku po kontrollohet çdo mjet luksoz, si në kontrollin fizik dhe dokumentacionit. Gjithashtu janë ngritur edhe 3 pika kontrolli  në hyrje dhe në dalje të qytetit ku çdo mjet kontrollohet imtësisht.