Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Kufitare, përgjatë gjithë vijës bregdetare në Vlorë, Dhërmi dhe Sarandë. Mësohet se gjatë fundjavës janë bllokuar 3 mjete të tjera lundruese 2 “Jet Ski” dhe 1 gomone.

Si pasojë, secili nga drejtuesit e tyre u ndëshkua me masë administrative 10 000 lekë të rinj, për mospajisjen me dokumentacionin e nevojshëm për lundrim.

Njoftimi i Policisë:

Intensifikohen kontrollet nga Policia Kufitare, përgjatë gjithë vijës bregdetare në Vlorë, Dhërmi dhe Sarandë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik.

3 mjete të tjera lundruese (2 “Jet Ski” dhe 1 gomone) u bllokuan gjatë fundjavës.

Secili nga drejtuesit e tyre u ndëshkua me masë administrative 10 000 lekë të rinj, për mospajisjen me dokumentacionin e nevojshëm për lundrim.

Shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Vlorë dhe ato të Policisë Kufitare Dhërmi, në zbatim të porosive të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, gjatë takimit me drejtuesit qendrorë dhe vendorë të kufirit, për forcimin e kontrolleve në det dhe në tokë, ndaj mjeteve lundruese për peshkim dhe atyre turistike, me qëllim verifikimin e ligjshmërisë së posedimit dhe të drejtimit të tyre, si dhe për të garantuar sigurinë e pushuesve dhe vizitorëve, në plazhe, kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë vijen bregdetare të qarkut.

Si rezultat, Policia Kufitare e Vlorës dhe Policia Kufitare në SPK Dhërmi kanë bllokuar 3 mjete të tjera lundruese, prej tyre 2 mjete lundruese argëtimi “Jet Ski” dhe 1 mjet lundrues gomone, si dhe kanë ndëshkuar me masë administrative 10 000 lekë të rinj secili, drejtuesit e tyre, pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar se nuk kishin në bord, dokumentacionin e nevojshëm për lundrim.

3 mjetet lundruese u bllokuan deri në shlyerjen e masave administrative dhe pajisjen e drejtuesve, me dokumentacionin përkatës.

Policia Kufitare do të vijojë kontrollet në të gjithë vijën bregdetare të qarkut. Gjithashtu, fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital, ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe profesional./abcnews.al