7 deputetë të Partisë Socialiste kanë kërkuar përjashtimin me 10 ditë nga seancat plenare për 5 deputetë të PD, pas tensioneve të krijuar ditën e djeshme në parlament.

Ata kanë kërkuar përjashtim për Sali Berishën, Flamur Nokën, Edmond Spahon, Belind Këlliçin dhe Edi Palokën.

Ismet Beqiraj, Petro Koçi, Denis Deliu, Arben Pëllumbi, Ermonela Felaj, Mimi Kodheli dhe Gerta Duraku, kanë firmosur shkresën, të cilët në letrën drejtuar Nikollës shprehen se deputetët e PD, u sollën në mënyrë të pahijshme dhe jo etike gjatë seancës së Kuvendit.