Unë ju thashë se do jem në orën 17:00, por ju bllokuat foltoren dhe unë u detyrova të pres. Do ta kalojmë me durim. E kam vendosur që realisht do bëj ccmos për të krijuar kushte pozitive. Por një gjë ju them, mos abuzoni tolerancën apo mirësjelljen. Keni 8 vite që përsërisni të njëjtëjn gjë, me shpresën se do të arrini rezultat tjetër. Jeni në të drejtën tuaj për ta vazhduar. Unë jam këtu tani me kërkesën tuaj. S’kam asnjë detyrim kushtetues të jem këtu. Aty është gjithë qeveria. Unë kam frikën, juve ju kam lënë trimërinë. Unë prandaj kam ardhur këtu prej frikës.