Kjo padi vjen disa javë pasi Blue Origin bëri një ofertë të përmirësuar, ku hiqte dorë nga miliarda dollar vetëm për të përfituar një pjesë të kontratës së fituar nga kompania e Elon Musk, SpaceX. Ankesa e Blue Origin ishte përshkruajtur si një sfidë kundër “vendimeve të paligjshme dhe vlerësimit jo të duhur të propozimeve nga ana e NASA”.
Kjo betejë gjyqësore mund të bëjë që kontrata me SpaceX të pezullohet përkohësisht duke shtyrë kështu afatin e përcaktuar për realizimin e misionit në vitin 2024.
Blue Origin ishte një nga 3 kompanitë që përfituan një kontratë fillestare për zhvillimin e sistemeve për uljen e astronautëve në Hënë. Oferta e kompanisë nën pronësinë e Jeff Bezos prej $5.9 miliardë ishte shumë herë më e lartë se oferta prej $2.9 miliardë e propozuar nga SpaceX.
“Ne besojmë me vendosshmëri të plotë se problemet e identifikuara në këtë ankesë duhet të adresohen për të rikthyer drejtësinë, për të krijuar një garë dhe për të garantuar një kthim të sigurt në Amerikë nga Hëna.” tha një zëdhënës nga Blue Origin.