Në projektin e makinës me hidrogjen kompania tregoi se i ka dhënë prioritet efiçiencës mbi performancën e makinës. BMW mendon se makinat me bateri do të bashkëjetojnë me makinat me djegie të brendshme në të ardhmen për sa kohë që infrastruktura ekziston. Nëse në botë do të ndërtohet një rrjet me pika rimbushjeje hidrogjeni, mbushja e serbatorit të një makine si iX5 do të merrte vetëm 4 minuta.

Për sa i përket koncepteve të biçikletave elektrike, BMW u shpreh se “kjo është ideja kryesore e lëvizjes në zona urbane lehtësisht vetëm me 2 rrota.”

Saktësisht BMW Motorrad Vision konsiderohet si version hibrid midis biçikletave dhe motorëve, ndërsa iVision Amby do të jetë një pedelec i shpejtë për personat që banojnë në zona urbane.

Të dyja këto koncepte mund të arrijnë shpejtësinë 25km/h duke përdorur pedalet, më pas shpejtësitë 45km/h (e asistuar) në rrugët brenda qytetit dhe deri në 60km/h kur jeni në rrugë me disa korsi ecjeje.

Ndryshimi midis të dyjave qëndron në faktin se në pedelec ju duhet të pedaloni gjatë gjithë kohës, ndërsa në Motorrad Vision nuk ka pedale, dhe fitimi i shpejtësisë bëhet në mënyrë të ngjashme me një motor.