Nga Arian Samarxhiu

“Mos i përdorni betimet tuaja për të mashtruar njëri-tjetrin!”

Ky popull duron mashtrimin,injorimin, duron shtypjen, fukarallëkun, urinë,sheh me sytë e tij shpopullimin,largimin e pjesës më vitale të tij, rinisë, por Ai gjithashtu, kurrë s’mund të rrijë pa helmin e dy kuçedrave politike PS & PD, të cilat pasi kanë infektuar popullin, ska ngelur tjetër më përveç filizave të njomë të tij, 16 – 17 – 18 vjecaret, vetëm e vetëm që të zgjasin jetën e pushtetit tyre. Shoh takimet nëpër lokale të qytetit me të rinjtë gjimnazistë të kryetarit të bashkisë,kryetares PS bashkë me deputetët lokalë, si dhe kandidatit gjoja i shpresës të foltores Z. Boçi, dhe pyes cilat janë premtimet që ofrojnë, kur rinia sot e ka mendjen vetëm për emigrim. Cili është modeli që ofrojnë, se kanë 32 vjet po të njëjtat premtime, por Elbasani zhytet gjithnjë e në mjerim,përditë takoj njerëz të pashpresë që kërkojnë largimin.Jeta në Elbasan është modeste, por janë arsyet mizerabel ekonomike që i japin këtë karakteristikë të thjeshtë.Bizneset nuk mbajnë veten.
Në këto ditë të ftohta, shkollat pa ngrohje ku fëmijët kërkojnë gjënë më minimale, ngrohjen, e ndërsa zotërinjtë e lartpërmendur i gjejnë zyrat e tyre të mbuluara nga ngrohtësia e kondicionereve,përpara se të hynë brenda.E të tjera e të tjera. A nuk është kjo një shpërfillje ndaj këtij qyteti. A nuk kërkohet një zgjim ndërgjegje e Elbasanit, e një reagim të shpejtë më 14 maj ?