Luciano Boci bën tryeze me kryetar partish që I emeron vetë si në rastin e LZHK dhe PD apo parti inegzistente si PDK , PLL, PEI dhe ALD .
Ndërkohë që në statusin e tij ai shkruan :

📝Krenar dhe besimplotë se marrëveshja me një spektër të gjerë të partive opozitare reflekton gjithë nevojën dhe pritshmërinë e qytetarëve për ndryshim!

▶️Më vjen mirë që edhe njëherë Elbasani tregoi që është qytet i qyteteve, siç e quaj unë. Ne reflektojmë gjithnjë një harmoni njerëzore mes nesh dhe sot po tregojmë edhe një harmoni politike, e cila reflekton bashkimin e qytetarëve. Kjo nuk është një betejë për Luçiano Boçin por është një betejë për qytetarët.

Kujtojme që në zgjedhjet e fundit apo ato të vitit 2015 apo dhe me parë asnjë nga këto parti nuk ka pasur përfaqesues apo aksion politik në Elbasan .
Bashkimi me individ që përfaqsojne vetveten mesa duket eshte formula që Boçi ka për fitoren.Kujtojme që partite opozitare me peshë në zgjedhjet e fundit ishin Bindja Demokratike , LN dhe Nisma Thurje.