Kryeministri Edi Rama ka shkruar një postim në Twitter, nga i cili ndan një artikull të bërë nga Reuters me titullin “Ish-shefi i guerilës së Kosovës, presidenti Thaçi përballet të hënën me gjyqin për krime lufte”. Rama ngre pyetjen nëse duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë kundër regjimeve brutale. Aq më tepër, sipas tij, që Thaçin e ka përshëndetur vetë presidenti amerikan si George Washington i Kosovës.

Rama në Twitter: A duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë kundër regjimeve brutale? Është një mendim shqetësues, veçanërisht duke pasur parasysh se njeriu në këtë foto dikur u përshëndet si George Washington i Kosovës nga vetë Joe Biden!