Nënkryetari i PD Luçiano Boçi nga selia blu para protestës së kësaj të enjteje, deklaroi se organizimi ka qenë kapilar në të gjitha qarqet.

Boçi u shpreh se ka grumbullime të mëdha protestuesish ndërsa shtoi se shumë do të vijnë nga Elbasani, Librazhdi, Cërriku, Belshi e Prrenjasi.

Ndër të tjera nënkryetari i PD u shpreh se po vijnë edhe ata qytetarë të cilët deri dje kanë hezituar të dalin në shesh.

Një prag për tu kapërcyer, deputetët sot më mirë se kurrë do lexojnë sentimentin e anëtarësisë, ky është magneti më i fortë i çdo deputeti për të ndërtuar qëndrimin e tij.

Organizimi ka qenë kapilar në të gjitha qarqet. Elbasani ndër vite ka qenë shembull i prurjes së anëtarëve të PD dhe qytetarëve në protesta.

Ka grumbullime dhe nisje të mëdha jo vetëm nga Elbasani, por Librazhd, Cërrik, Prrenjas dhe Cërrik. Tre deputetë nuk janë bashkuar në protestë. Tani është momenti që dhe ata që kanë hezituar, të mund të vijë sot në protestë.“-tha Boçi.