1200 efektivë policie ka nxjerrë Edi Rama në terren, kundër protestuesve të opozitës dhe qytetarëve shqiptarë. 

Në orën 7 do të nisë para Kryeministrisë një nga protestat më të mëdha që është zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri. 

Mobilizimi i qytetarëve është bërë nga të gjitha anët e vendit.

Ndërkohë, masat e marra nga qeveria kanë qenë ekstreme. 

Përgjatë dy ditëve me radhë është blinduar Kryeministria dhe Kryesia e Kuvendit, përballë. 

Pamjet në këto momente tregojnë furgonët e FNSH përgjatë Bulevardit ‘Bajram Curri’ dhe më pas i drejtohen Kryeministrisë, duke u ‘fshehur’ në pjesën e pasme.