Kantautori i njohur Bojken Lako duket se po shijon i lumtur lidhjen e tij të re. Pak kohë më parë ai në llogarinë e tij në Instagram postoi një foto ku shihej vetëm dora e partneres së tij, ndërohë mbrëmjen e djeshme janë siguruar dhe fotot e para të tyre,
Sipas Kryefjala.com çifti ishte shumë i kujdesshëm për të mos e shfaqur dashurinë në publik, por herë pas here dukeshin edhe shumë të dashuruar.
Bojken Lako ka qenë gjithnjë shumë i rezervuar sa i takon jetës private dhe s’ka qenë kurrë personazhi i lajmeve rozë.Edhe lidhjen mbi 10 vjeçare me ish partneren e tij, Semi Jaupaj e ka mbajtur gjithnjë larg medias.