Bomba e mbrëmjes, PSG përgatitet ta transferojë Ronaldon nëse largohet Mbappe

Disa raporte në Spanjë kanë thënë se Kylian Mbappe po insiston që të transferohet në Real Madrid, e cila gjë ka bërë që PSG ta transferojë Cristiano Ronaldon nga Juventusi duke krijuar një skuadër ku Ronaldo të luajë me Lionel Messi

El Chiringuito TV do të lansojë një lajm sonte për të ardhmen e Ronaldos që do të transmetohet në televizionin spanjoll.

Sipas burimet, që përfshin Josep Pedrerol, Cadena SER dhe El Transistor, lajmi do të jetë që Mbappe i ka thënë sot Paris Saint-Germain sot që ai dëshiron që të largohet dhe të transferohet në Real Madrid.

Ardhja e Messi nuk e ka bindur mjaftueshëm francezin që e ardhmja e tij është në Paris dhe ai nuk është i përgatitur për të nënshkruar kontratë të re.

Meqë ai do të jetë lojtar pa kontratë në qershorin e vitit 2022, e vetmja zgjidhje është shitja e Mbappes në Real Madrid për një shumë të konsiderueshme parash.

PSG pastaj do të kthehet të Plani A, e cila është ajo para se Messi të lirohej nga Barcelona, ta transferojë Cristiano Ronaldon në Paris.

Kontrata e tij me Juventusin është në sezonin e fundit gjithashtu dhe besohet që bardhezinjtë do të ishin të kënaqur ta shesin atë për 30 milionë euro.

Kjo do të bënte që Paris Saint-Germain ta formonte një dyshen më të mirë në botë, Messi dhe Ronaldo duke luajtur së bashku. /GazetaExpress/