Pas marrjes ditën e diel të qytetit Popansa në Luhansk, bombardimet e pamëshirshme ruse të Donbasit, në Ukrainën lindore, nuk tregojnë shenja të ndalimit të agresionit. Betejat po zhvillohen rreth qytetit Rubizhne (në veri të Severodonetsk) dhe Bilohorivka (në perëndim)
Më në perëndim, kryetari i qytetit strategjik të Slovyansk thotë se ushtria ruse ka bombarduar qendrën e qytetit.
Larg Donbasit, guvernatori i Mykolaiv thotë se rajoni ka parë më shumë sulme se zakonisht gjatë natës me disa njerëz të vrarë dhe të plagosur. Në qytetin e shkatërruar të Mariupolit, forcat e mbetura ukrainase po mbrojnë fabrikën e çelikut Azovstal.
Në qytetin port të Detit të Zi, Odesa, presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel, i cili ndodhej atje për vizitë, iu desh të kërkonte strehim për shkak të një sulmi raketor, tha një zyrtar i BE-së.