Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky bëri thirrje për përpjekje të menjëhershme për zhbllokimin e porteve të vendit, në mënyrë që gruri të mund të eksportohet jashtë shtetit. Zelensky thotë se do të ndihmonte në shmangien e një “krize ushqimore […] globale të shkaktuar nga veprimet agresive të Rusisë”.

BBC shkruan se kërkesën e tij, Zelensky e bëri në aplikacionin e mesazheve Telegram pas takimit me Presidentin e Këshillit Europian Charles Michel në qytetin port jugor të Odesës.

Rusia dhe Ukraina së bashku përbëjnë rreth 30% të eksporteve botërore të grurit, sipas Programit Botëror të Ushqimit.