Mbremjen e djeshme dhe deri ne oret e para te mengjesit ne qarkun Elbasan kemi pasur reshje debore me intensitet te mesem e te ulet te shoqeruara me erera te forta.
Temperaturat kane qene nen zero grade gje qe ka sjelle pranine e ngricave ne akset rrugore nacionale, rurale dhe ne rruget e brendshme te bashkive te qarkut.
Gjate nates eshte nderhyre ne 2 raste urgjente ku rrezikohej jeta e shtetasve. Ne fshatin Xibrake te Nj.A Labinot Fushe mjeti autoambulance i thirrur nga nje shtetas ngeci ne rruge. U nderhy nga ana e bashkise me mjetet e saj dhe u mundesua transportimi i shtetasit ne spital.
Ne fshatin Gjyrale te Nj.A Gostime si pasoje e mungeses se energjise elektrike u mundesua nga ana e bashkise Cerrik dergimi i nje gjeneratori per nje te semure me Covid-19 i cili perdorte aparature oksigjeni. Ne aksin rrugor nacional Elbasan-Rrogozhine (ne Balldren), Elbasan-Belsh (ne Shales), Elbasan-Gramsh (ne Banje) mengjesin e sotem kemi pasur bllokime te pjesshme nga prezenca e madhe e akullit. U njoftuan firmat kontraktuese per hedhjen e kripes ne keto pika. Ne akset Elbasan-Qafe Thane e Elbasan-Gjinar trashesia e debores ka arritur mbi 20 cm trashesi por tashme kjo eshte nen ndikimin e temperaturave te uleta gje qe ka krijuar ngrica. Ne aksin rrugor Librazhd-Stebleve nje pjese e aksit eshte e bllokuar ne segmentin Fushe Studen-Klenje ku kemi nje prezence debore deri 70 cm trashesi.
Po punohet per hapjen e rruges nga firma kontraktuese. Ne bashkine Elbasan kemi bllokim te akseve Elbasan-Labinot Mal dhe Elbasan-Funare ku ne terren po punohet per hapjen e tyre. Gjithashtu po punohet edhe ne rruget e brendshme te bashkise me hedhjen e kripes per lehtesimin e qarkullimit te mjeteve. Ne furnizimin me energji elektrike kemi probleme ne Nj.A Gjergjan, Shales, Shushice, Tregan, Funar te bashkise Elbasan, ne Nj.A Oorenje, Hotolisht, te bashkise Librazhd ne Nj.A Mollas te bashkise Cerrik dhe Nj.A Grekan bashkia Belsh.
Po punohet nga grupet e OSHE per riparimin e defekteve/Egnatia news