Mëngjesi i kësaj të diele shkurti e ka gjetur Shqipërinë të zbardhur nga petku i dëborës që ka nisur të bie që pasditen e djeshme.

Qytetarët e Tiranës kanë zgjedhur ta shijojnë pamjen që në orët e para në mëngjesit, duke zbritur poshtë shtëpisë.

Në Lushnjë dëbora ka mbërritur deri në 10 cm, e cila ka rënë me ritme të ulëta gjatë natës. Rrugët e qytetit janë të kalueshme me vështirësi.

Edhe në Berat kanë qenë të pranishme reshjet e dëborës, ku si pasojë ka pasur mungesë energjie në disa lagje e fshatra.

Në qarkun e Korçës reshjet vijojnë ende, me temperatura të ulëta deri në -8 gradë celsius. Trashësia varion nga 40-50 cm, ndërkohë që në vendet me erë shkon deri në 100-150 cm.