Mbetjet e raketës kineze të dalë jashtë kontrollit do të bien në Tokë gjatë orëve në vijim. Sipas të dhënave të fundit nga EU-SST, Greqia nuk është në rrezik nga raketa kineze e cila do të hyjë në atmosferë pas pak orësh.
Ndërsa bota është në gatishmëri për rënien e mundshme të pjesëve të raketës kineze Long March 5B (CZ-5B) në Tokë
Organi kompetent evropian EUSST njoftoi se mbetjet e raketës kineze do të bien midis oqeanit Indian dhe Paqësor. Rënia llogaritet të ndodhë në orën 19:24, me një devijim plus, minus 58 minuta.
Më herët autoritetet e Greqisë dhe vendeve të tjera evropiane janë thirrur për të qenë vigjilentë, por pa aktivizuar procedurën për kërcënimet në hapësirën ajrore.
Ekspertët kanë parashikuar gjithashtu se pjesët e raketës mund të binin ose në Spanjë, Portugali, Maltë, Itali ose Greqi, por kjo e fundit është përjashtuar tashmë. /abcnews.al