Dy yjet e popit, Jennifer Lopez dhe Britney Spears, kishin veshur të njëjtat rroba plazhi, por me ngjyra të ndryshme dhe dukeshin vërtet të shkëlqyera. Dy këngëtaret kanë bërë histori me paraqitjet dhe performancat e tyre live, gjithashtu të dyja JLO dhe Britney së fundmi janë martuar.

Të dyja mund të jenë shumë të zëna, pasi JLO është në një udhëtim me Ben Affleck dhe Britney ende po përballet me disa vështirësi me kujdestarinë konservatore nga babai i saj, por ato mbeten aktive në rrjetet sociale. Kështu, divat e muzikës zgjodhën pikërisht të njëjtat rroba plazhi dhe treguan format e tyre.

Jennifer Lopez ka veshur kostumin e bardhë në fjalë dhe fotoja e saj është magjepsëse. Trupi i saj bën përshtypje ndërsa vështrimi i saj është i mprehtë.

Nga ana tjetër, Britney Spears dukej shkëlqyeshëm me rroba banje rozë. Fakti që këmbët i dukeshin mirë, e ka kënaqur vërtet atë, si edhe fansat e saj.

Rrobat e plazhit në fjalë kushtojnë 260 euro dhe janë një model që çdo vajzë do të donte ta kishte, gjykuar nga komentet e ndjekësve të tyre. Britney Spears dhe Jennifer Lopez janë padyshim dy nga këngëtaret më ikonike në botë, pasi shitjet e albumeve të tyre i kalojnë 100 milionë secila./abcnews.al