Duhen ende dy vjet kohë deri nga starti i botërorit të futbollit por tifozët shqiptarë kanë mësuar kundërshtarët e grupit të kuqezinjve në shortin e hedhur në Zyrih. Turneu elitar që do të mbledhë më të mirat në Nëntor dhe Dhjetor të vitit 2022, zbuloi edhe 10 grupet që do përplasin pretendentët, dhe ekipe me ëndrra të mëdha si kombëtarja e trajnerit Reja

Shqipëria është e pozicionuar në grupet me 6 skuadra me më shumë mangësi kualifikimi, por gjithsesi, në grupin I kuqezintjë do të kenë Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorrën dhe San Marino, këta dy të fundit që praktikisht në letër, konsiderohen rivalë të cilëve mund tu marrësh nga 6 pikë.

Kombëtaret europiane do të kenë 13 vende në botërorin e ardhshëm në Katar. 10 bileta kualifikuese do të jenë për fituesit e grupeve dhe 3 të tjera do të vijnë përmes fazës së Play Off, që do të zhvillohet në Mars të vitit 2022, me formulën e një ndeshjeje unike. Në play off do marrin pjesë 10 vendet e dyta të grupeve si dhe dy fitueset më të mira nga Nations League që nuk janë kualifikuar më parë.

Ndërkohë përfaqësuesja e Kosovës është shortuar në grupin B me kundërshtarë mjaft të vështirë. Pretendentë këtu janë Spanja dhe Suedia, por Dardanët do kenë vështirësi edhe ndaj Greqisë e Gjeorgjisë.

Por kur do të nisin ethet e fushatës së botërorit. Në sfidat e para kombëtaret zbresin në fushë në 24 dhe 25 Mars ndërsa ndeshjet e fundit në grupe, ku do të impenjohet dhe Shqipëria, do luhen në 14 deri 16 nëntor të 2021.

Grupi A, Portugali, Serbia, Republika e Irlandës, Luksemburg, Azerbajxhani

Grupi B, Spanjë, Suedi, Greqi, Gjeorgji, Kosova

Grupi C, Itali, Zvicër, Irlanda e Veriut, Bullgaria, Lituania

Grupi D, Francë, Ukrainë, Finlandë, Bosnja, Kazakistani

Grupi E, Belgjikë, Uells, Republika Çeke, Bjellorusi, Estonia

Grupi F, Danimarkë, Austri, Skoci, Izrael, Ishujt Faroe, Moldavia

Grupi G, Holandë, Turqi, Norvegji, Mali i Zi, Lituania, Gjilbratari

Grupi H, Kroacia, Sllovaki, Rusi, Sllovenia, Qipro, Malta

Grupi I, Angli, Poloni, Hungari, Shqipëri, Moldavia, San Marino

Grupi J, Gjermani, Rumani, Islandë, Maqedonia e Veriut, Armenia.