Ish-zëvendëskryeministri, Erion Braçe ka reaguar sërish sot për vendimin e qeverisë lidhur me shtrenjtimin e energjisë për “të pasurit”.

Sipas Braçes, familje të pasur nuk të bën nëse harxhon më shumë energji elektrike, por të bëjnë pronat e paluajtshme.

Përmes një postimi në Facebook, Braçe ka këshilluar qeverinë që të gjejë burime të tjera për të prodhuar më shumë energji nëpërmjet diellit dhe erës.

Postimi i plotë i Erion Braçes:

PER TE PASURIT, TATIME TE REJA, TE DREJTA, PROGRESIVE!

Nje fature energjie 12 mije, 13 mije, 14 mije lekeshe, ja dhe 20 mije lekeshe,

NUK TE BEN TE PASUR;

Beja sa te duash cmimin, nuk je i pasur prej kesaj!

I PASUR je prej pasurise se paluajtshme e te luajtshme qe zoteron, PERFITIMEVE nga kjo pasuri!

Per TE PASURIT, na duhet tatim i ri progresiv per te gjitha te ardhurat nga kapitali, pasuria.

Per ENERGJINE, na duhen burime te reja, shume burime ne energji prej diellit dhe eres qe i kemi ne shumice;

Liberalizim dhe heqje e cdo barriere qe pengon zhvillimin e energjise nga keto dy burime kaq te lira.