Deputeti demokrat Ervin Salianji, thotë se në Shqipëri është bërë e pamundur të jetohet për shkak të kapjes së shtetit nga një grup njerëzish. Duke folur në Kuvend, ai u shpreh se kriminelët kanë kapacitet të gjejnë njëri-tjetrin, vetëm Policia jo.  

“Sot nuk shof asnjë nga përfaqësuesit e mazhorancës të flasë për raportin e DASH. Për korrupsionin, për vjedhjen, për zhvatjen. Për lidhjen e politikës me krimin. Për pandëshkueshmërinë në nivelet më të larta. Për pamundësinë e sistemit gjyqësor për të goditur lidhjet e krimit me nivelet e larta.

Diferencat e kësaj ane me anën tjetër (i referohet ndarjes së deputetëve në Kuvend) ishin sa diferenca e votave të dy deputetëve.

Në Shqipëri është bërë e pamundur të jetohet për shkak të kapjes së shtetit nga një grusht njerëzish. Policia nuk ka kapacitet të kapë kriminelët. E kanë kapacitetin kriminelët të gjejnë njëri-tjetrin, por jo Policia për t’i izoluar këta. Përditë ka lajme, Policia e Shtetit ëhstë si agjienci lajmesh”, tha deputeti i PD.