Projektligji i Amnistisë Penale që u miratua sot në Kuvend ka sjellë debate në studion e emisionit “Top Story” me moderatoren Grida Duma në Top Channel.

Drejtori i Informacionit në Top Channel, Robert Rakipllari debatoi me deputetin Flamur Noka lidhur me kategoritë e zyrtarëve që përfitojnë nga amnistia penale e miratuar mbrëmjen e sotme (4 Prill) në Kuvend.

Sipas Rakipllarit, ka ish-zyrtarë të tjerë të dënuar për korrupsion që përfitojnë nga kjo amnisti, të cilën e konsideroi si “akt të parë të marrëveshjes së Rithemelimit me socialistët”.

Ndërsa Noka e mohoi një pretendim të tillë duke u shprehur se problem më i madh i shqitparëve nuk është kur përfiton një ish-specialist i thjeshtë nënpunës shteti por kur përfitojnë zyrtarë të lartë të dënuar për korrupsion.

Pjesë nga debati në studion e “Top Story”:
Rakipllari: Nuk përfitojnë në rang ish-ministri apo rang ish-deputetësh por përfitojnë 1 vit e gjysmë ulje dënimi ish-zyrtarë të tjerë, pra edhe të dënuar nga GJKKO. Ky votim që bëtë sot ishte akt I parë I marrëveshjes që keni bërë me socialistët. Socialistët nuk bëjnë transparencë, po të paktën bëni ju transparencë. Ka nivele zyrtarësh të dënuar për korrupsion që përfitojnë. Alda Klosi përfiton?
Noka: Ajo u lirua pa amnisti, por nuk përfiton. Nuk përfiton një punëtor apo specialist. Halli i madh që kanë shqitparët është ky, Alda Klosi që është zyrtare e lartë që vjedh taksat e shqiptarëve dënohet me 2 vite burg dhe del pa pritur as amnistinë. Ndërsa pastruesja që vodhi hajduten….7 vite burg.
Noka: Mos dëgjo çfarë thotë Brava
Rakipllari: Bravën e ke pasur ti shef dhe nuk dua t’ja di fare për këtë person.
Noka: Është tjetër, kryetar jo shef
Noka: Ka kaluar çdo procedurë ligjore në komision të ligjeve
Rakipllari: Ore mblidhet komisioni dhe bën transparencë
Noka: Ty të kanë thënë nuk ka qenë Enkelejdi…
Rakipllari: Po ç’punë kam unë me Enkelejdin. Unë pres transparencë nga opozita e vendit tim. Qeveria fillimisht propozoi t’u jepej amnisti edhe këtyre personave të tjerë.
Noka: Thuaje pra
Rakipllari: Unë them ka emra konkretë nga këta që përfitojnë këtu. Jeni bërë bashkë kundër SPAK-ut?

Top Channel