Të shtëna me armë zjarri në Vlorë në afërsi të bibliotekës në lagjen “28 nëntori”.
Dyshohet se është goditur në drejtim të një personi me armë zjarri të llojit kallashnikov. I riu ka qenë duke lëvizur në këmbë, ndërkohë që autorët e kanë qëlluar nga një automjet në lëvizje.
19:13/ Pista kryesore është dënimi në Itali për narkotrafik, ku është dënuar 15 vjet dhe ka bërë 11 vite. Ka 2-3 vite i kthyer në atdhe ku ka krijuar familje dhe punonte si hidraulik në qytetin e Vlorës.
Qarri ka marrë plumb në këmbë dhe kraharor, i cili ka rezultuar fatal për 40 vjeçarin. Pranë zonës së krimit gjendet një lokal i cili ka kamera sigurie të cilat janë sekuestruar pasi mund të kenë fiksuar ngjarjen.
18:58/ Viktima mësohet se nuk ka qenë i panjohur për policinë. Sipas burimeve për Ora News, Qari ka qenë i dënuar në Itali me 15 vite burg.
Brenda makinës së djegur tip “Toyota” është gjetur edhe arma e krimit, një automatik tip Shars.https://www.youtube.com/embed/14QJReLHsaM?feature=oembed
“Gjatë krehjes së zonës nga shërbimet e Policisë është konstatuar në rrugën e Pyjores, lagja “24 Maji”, duke u djegur një automjet i braktisur i markës “Toyota”, qe dyshohet se ju perket autorit/ve”, njofton policia.
18:46/ 40 vjeçari i identifikuar si Gentian Qari ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda.
Viktima është qëlluar disa herë gjatë kohës që po kalonte rrugën. Sakaq një makinë e djegur është gjetur në pyllin e Sodës, e cila dyshohet që është përdorur nga atentatorët.
Policia është vendosur në ndjekje të autorëve.
18:30/ I plagosuri mësohet se është në gjendje të rëndë. Ai është nisur në drejtim të Spitalit të Vlorës, ndërkohë që ndihmën e parë e ka marrë nga kalimtarët e rastit.
Policia ka rrethuar të gjithë zonën.