Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 1113 qytetarë në Greqi.

Janë kryer gjithsej 46050 teste, prej të cilave 1113 kanë rezultuar pozitive. Në Greqi janë raportuar 4 rastet me variantin afrikan, një mutacion që virusi ka pësuar dhe konsiderohet më i rrezikshëm.

29 qytetarë kanë humbur jetën. 249 pacientë janë të intubuar, ndërkohë që 1161 të tjerë janë shëruar.

Shteti helen ka marrë masa të rrepta kundër përhapjes së koronovarusit, megjithatë shifrat mbeten të larta. Pritet që numri i të infektuarve të ulet në ditët në vijim dhe kufizimet të japin efekt.

Sot, komunistët dolën në protestë, duke  kërkuar lehtësimin e masave,dhe heqjen e gjobave që vendosen ndaj qytetarëve për shkelje të ligjeve anti Covid.
Protestuesit thonë se gjobat prej 300 euro për personat të nuk mbajnë maskë janë tepër të rënda dhe ato nuk mund të paguhen prej punonjësve të thjeshtë, të cilët në këtë moment paguhen me asistencë shtetërore prej 534 euro në muaj.

Më herët qeveria greke njoftoi shtrëngim të masave kufizuese,e trembur prej një vale të tretë infektimesh në vend.

Top Channel