Një video rrëqethëse shfaq momentin, kur një person i armatosur nga një makinë në lëvizje qëllon me armë shoferin e një makine tjetër, që gjithashtu ishte në lëvizje. Ngjarja ka ndodhur në rrugët e Queens të New Yorkut, ku si pasojë e të shtënave ka mbetur i vdekur në vend një person.

Policia e New Yorkut ka zbuluar identitetin e viktimës, që është shtetasi Dejuan Brown, i cili ka qenë duke ecur në Nissan Maxima, kur është qëlluar me breshëri plumbash. Për të thuhet se ishte anëtar i një bande, dhe për shkak të rivalitetit dhe luftës për territor është likuiduar nga anëtarët e një bande tjetër.

Në anën tjetër, policia ka njoftuar se është vënë në kërkim të vrasësit dhe se po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë që filmuan momentin.

fax