Britania është ne ankth për njoftimin e se henes nga Kryeministri Boris Johnson, per menyren se si dhe kur do ndodh lehtësimi i masave shtrënguese te karantinimit, qe po aplikohet ne ishull qe prej fillimit te janarit.

Ne media kane filluar te dalin detajet e para te asaj se cfare pritet te njoftoj Johnson te henen e ardhshme.

“Harta e rrugës” do mësohet te henen e ardhshme nga goja e Boris Johnson, i cili ndodhet nen nje trysni te jashtëzakonshme politike, nga biznesi, por edhe nga publiku i depresionuar nga masat shtrënguese te lockdownit te trete qe kur ka filluar pandemia, ku ky i fundit qëlloi ne muajt me te zymte te vitit.

Nga burime qeveritare, shkollat do mund te hapen ne 8 mars, ne fund te marsit apo fillim te prillit do mund te hapen dyqanet jo-esenciale,  bashke me rifillimin e aktiviteteve sportive si ne golf apo tenisi, bashke me hapjen e hoteleve dhe ambjenteve hoteliere.

Fillimi i Majit mendohet te shënoj hapjen e pabeve dhe restoranteve, ku klientët do mund te lejohen të ulen brenda tyre mes anëtareve te te njejtes familje, ndërsa ne ambjentet e jashtme me shume.

Korriku mendohet se do jete muaji i hapjes se udhëtimeve dhe pushimeve dhe funksionimin e tyre normal por pa anashkaluar distancimin social.

Ne kushtet kur vaksinimi i popullsisë ne këto muaj do ketë avancuar jashtëzakonisht shume ku ne vjeshte mendohet te jete vaksinuar tere popullsia e rritur e Britanisë, gjasat janë se normaliteti, sic e njohim do jete efektiv ndoshta me herët se këto data. Qeveria pritet te ndryshoj edhe sloganin e pandemisë nga e hëna.  Momentalisht numri i infektimeve vërtitet ne shifrat e 10 mije vetëve ne dite dhe këshilltaret mendojnë se ato do duhet te bien poshte 1000 infektimeve ne dite qe te kemi një hapje thuajse totale te ekonomisë dhe shoqerise.

Top Channel