Pas stuhisë Dudley dhe stuhisë Eunice, Franklin do të sjellë shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta në disa zona të vendit.
Pas 5 viktimave dhe erërave të forta që solli Eunice, sipas medieve të huaja Franklin do të jetë më pak shkatërrues se dy stuhitë e mëparshme.
Agjencitë e mjedisit kanë lëshuar gjithashtu qindra alarme për përmbytje në të gjithë Britaninë e Madhe, duke përfshirë dy paralajmërime “të rënda” ku reshjet mund të shkaktojnë “rrezik për jetën” për komunitetet përgjatë lumit Mersey në Mançesterin e Madh.
Stuhia Dudley goditi gjithashtu disa pjesë të Mbretërisë së Bashkuar javën e kaluar dhe meteorologia Becky Mitchell tha se tre stuhi të emërtuara në një vazhdimësi kaq të shpejtë janë të parat që kur sistemi u prezantua shtatë vjet më parë.