Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pasi Britania e Madhe ka vendosur sanksione për emra të njohur në Shqipëri. Kim shkruan në një postim në rrjetet sociale se SHBA e mirëpret këtë veprim. Ambasadorja thekson ndër të tjera se kush ka abuzuar me besimin e publikut duke u pasuruar për vete do të përballet me drejtësinë.
We welcome this important 🇬🇧 action. Those who have abused the public’s trust to enrich themselves & pervert the rule of law – in other words, those who have engaged in significant corruption & undermined democracy – must face justice. No one is above the law. https://t.co/BFGAqURXBB
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) July 21, 2022
Britania e Madhe ka njoftuar sot përmes një deklarate të fortë se vendi do të marrë masa ndëshkuese për individë në Shqipëri që kanë lidhje me krimin dhe korrupsionin. /abc