Qeveria e Britania e Madhe ka sanksionuar një numër të madh personash të njohur politikë dhe me lidhje me politikën për shkak të korrupsionit madhor. Vendimi u shpall pak më herët në faqen e vetë qeverisë britanike.

Mbi vendimin ka komentuar edhe i dërguari special i kryeministrit britanik për Ballkanin, Sër Stuart Peach.

Ai shkruan se këta persona kanë kryer korrupsion, i cili është i ditur botërisht dhe kanë patur lidhje të forta me krimin duke marrë mbështetje prej tyre. Edhe pse nuk ka përmendur emra, qeveria britanike ka bërë një profilizim të këtyre personave.

Reagimi i plotë

Bëhet fjalë për individë që janë aktivë në jetën politike, në biznes dhe me organizatat kriminale, të cilët në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë vjedhur zgjedhjet dhe kanë shantazhuar votuesit.

Ndër të tjera, në vendim thuhet:

Mbështetja që disa personazhe publike marrin nga kriminelët në këmbim të korrupsionit të tyre mbyt zërin e popullit shqiptar. Siç tregon raporti i OSBE-së për monitorimin ndërkombëtar të zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, blerja e votave dhe keqpërdorimi i fondeve publike vazhdojnë të jenë një problem madhor në politikën shqiptare. Për sa kohë që politikanët janë në gjendje të punojnë me kriminelët për të blerë, shantazhuar dhe frikësuar votuesit, demokracia shqiptare do të mbetet e brishtë dhe e paplotë. Tani nevojiten ndryshime të mëtejshme dhe reforma zgjedhore.