Britney Spears më në fund po bëhet gati të tregojë anën e saj të historisë.

Këngëtarja e hitit “Toxic”, 40 vjeçe, ka nënshkruar një marrëveshje libri prej 15 milionë dollarësh me shtëpinë botuese “Simon & Schuster” për të shkruar një libër me historinë të qartë, ka konfirmuar “PEOPLE”.

Sponsored by Revcontent
Should You Buy an Electric Car?
Progressive
Lajmi për marrëveshjen e librit – i raportuar fillimisht nga “Page Six” – vjen tre muaj pasi trupi gjykues i dha fund marrëdheniës së saj konservatore me babain e saj.

Ndërkohë, lidhur me këtë njoftim, perfaqësuesit dhe avokatët e Britney-t nuk kanë dhënë asnjë koment, ndërkohë që shtëpia botuese “Simon & Schuster” gjithashtu nuk i është përgjigjur menjëherë kërkesave për t’u prononcuar.

Gjatë muajve të fundit, ylli i popit ka qenë kryefjala e mediave për largimin e saj nga familja, duke përfshirë babin Jamie, mamin Lynne dhe motrën Jamie Lynn (e cila kohët e fundit publikoi kujtimet e saj).

“Ky mesazh është për familjen time … që më lëndoi më thellë seç do ta dinit ndonjëherë !!!”-shkroi ajo në rrjetet sociale në tetor. “Unë e di se marrëdhënia konservatore është gati të përfundojë, por unë ende dua drejtësi!!!”

Nga ana tjetër Jamie, Lynne dhe Jamie Lynn të gjithë kanë mohuar çdo keqbërje për të cilën Britney i ka akuzuar.