Proçesorët flagship të Qualcomm, Snapdragon 8 Gen 1, ofrojnë performancë të shkëlqyer në të gjitha drejtimet, mirëpo mungesa kryesore e tyre është suporti për AV1 video codec.

Tashmë Protocol ka raportuar se Snapdragon 8 Gen 2, me emrin e koduar SM8550, do të suportojë AV1 decoding.

Mirëpo përse është e nevojshme mbështetja për AV1?

AV1 codec ofron kualitet më të lartë videosh për të njejtën madhësi file-i, pra është 30% më efficient se H.256 codec. Ky format është tepër i rëndësishëm për transmetimin e videove në veçanti, ku Netflix dhe Youtube e mbështesin AV1.

Qualcomm nuk do të jetë prodhuesi i parë i proçesorëve që e ndërmerr këtë hap, passi Mediatek e ka suportuar këtë standart që në vitin 2020 me serinë Dimensity 1000, ndërkohë që Exynos i Samsung e ka shtuar suportin për AV1 në serinë 2100.

Ky lajm vhen disa muaj pasi Protocol lajmëroi se Google po përgatit një Chromecast me Google TV që ofron suport për AV1. Le të shpresojmë se ky do të jetë një fillim i mbarë për këtë format të ri.