Britney Spears duket se ka fshirë llogarinë e saj në Instagram.

Fansat mbetën të hutuar pasi ylli i popit u zhduk nga platforma e mediave sociale. Që nga e mërkura (16 mars), llogaria e saj nuk mund të gjendej më në Instagram.

Llogaria e 40-vjeçares në Twitter – ku ajo ka pothuajse 56 milionë ndjekës – mbetet aktive.

Këngëtarja, megjithatë, nuk ka postuar në platformë që kur foli kundër motrës së saj Jamie Lynn në një postim të shpërndarë më 15 janar.

Fansat shkuan në Twitter për të ndarë konfuzionin e tyre për mungesën e Spears nga Instagram.

“BRITNEY ÇFARË KA NDODHË ME INSTAGRAMIN TUAJ”, ka shkruar një fans.

Një tjetër pyeti: “Ku është Britney Spears në Instagram?”

“Britney Spears çaktivizoi llogarinë e saj në Instagram. Po çaktivizoj të gjithë rrjetin tim social. Nuk mund të jetoj pa videot e saj”, ka shkruar një person i tretë.

Dikush tjetër tha: “Çfarë ndodhi me llogarinë e Britney Spears në Instagram?”

Në fillim të këtij muaji, fansat ishin të entuziazmuar pasi këngëtarja iu referua Sam Asghari si “burri” i saj në një postim në platformë.

Ndërsa shumë dyshuan se dyshja ishin martuar në fshehtësi, por nuk u konfirmua nga dyshja.