Home AKTUALITET POLITIKË Elisa Spiropali: Sali nuk do gjesh në xhepat e mi jo pesë...

Elisa Spiropali: Sali nuk do gjesh në xhepat e mi jo pesë milionë po asnjë cent të shqiptarëve

134

Ish kryeministri, Sali Berisha: Më duhet t’i them zonjës që Skënder Buçi e ka shpërblyer me 5 milionë euro. E vërteta është se mbrojtja që i bën këtu vetëm sa më ndihmon mua. Avokatja miss.5 milionëshja është shumë e përshtatshme për Edi Ramën. Nga ana tjetër ngrita çështjen e vdekshmërisë nga covidi sepse shtë dëshmi e katastrofës. Të kalosh në këtë mënyrë vetëm njerëz të cilët janë verbuar nga paratë dhe korrupsioni mund ta bëjnë këtë gjë. Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje për 14 mijë

Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentitn, Elisa Spiropali: Sali nuk do gjesh në xhepat e mi jo pesë milionë po asnjë cent të shqiptarëve. Prandaj mua nuk më dridhet qerpiku të merem me ty. Në duart e mia nuk do gjesh dot gjak ashtu siç i ke ti dhe bashkëpunëtorët e tu. Ato rëndojnë mbi ndërgjegjien tënde. Ti këtu në këtë foltore si i korruptuari më i madh e ke marrë përgjigjien dhe ti këtu nuk na flet ne sepse i jep vetes për t’i dhënë zemër. As për të qeshur nuk na bën dot. Por qeshim sepse nuk qajmë dot.