Britney Spears nuk ndalet me rrëfimet për familjen e saj dhe ka zbuluar të tjera detaje për kohën kur ishte nën kujdestarinë e të atit. Ajo ka thënë se ka kaluar gjëra të tmerrshme, ndërsa besimi në Zot e ndihmoi që t’ia dilte.

“Njerëzit nuk e kanë idenë për gjërat e tmerrshme që më janë bërë mua personalisht. Të mos bëj më muzikë është mënyra ime për të thënë “Shkoni në dreq” në një farë kuptimi kur në fakt përfiton familjen time vetëm duke injoruar punën time reale … është sikur në mënyrë të pandërgjegjshme i kam lënë të fitojnë”, tha Britney.

40-vjeçarja tregoi se lutja është një konstante në jetën e saj dhe se ajo ‘pati një përvojë tre vjet më parë ku ajo ndaloi së besuari në Zot’ gjatë çështjeve të saj me familjen e saj.

“Nga çdo kënd, unë po lëndohesha pa asnjë arsye dhe familja ime po më lëndonte. Unë isha në një gjendje shoku dhe mënyra se si e përballova ishte duke qenë në mohim të rremë. Ishte shumë për t’u përballur me të vërtetë”, tregoi ajo.

Spears zbuloi në detaje për disa nga konfliktet profesionale me familjen e saj, veçanërisht me remikset e materialit të saj.

“Kam kërkuar 13 vjet për të performuar këngë të reja dhe remikse të këngëve të mia të vjetra… Kisha dy muaj pushim në mes të çdo ambienti të shfaqjes për katër vjet në Vegas… dhe sa herë që pyesja më thoshin, “Jo…”!!!!”, zbuloi më tej këngëtarja

Artistja fituese e Grammy tha se ndjehej sikur ishte e përgatitur për të dështuar pavarësisht se e dinte me saktësi atë që fansat e saj shpresonin të shihnin.