Kryeministri Edi Rama ka komentuar në rrjetin e tij social, facebook, ndaj një komentuesi i cili e ka pyetur në lidhje me skandalin e publikimit të të dhënave të qytetarëve sa i përket rrogave, kartave të identitetit dhe të targave të makinës. Komentuesi e ka pyetur Ramën lidhur me diferencën e madhe të pagave mes njerëzve të thjeshtë dhe personave të tjerë të cilët paguahen deri në dhjetëra dhe qindra milionë në muaj.

Në përgjigjien e tij, Rama i shkruan qytetarit se shpresonte se prokuroria do të merrej me gjetjen e fajtorit për publikimin e këtyre skandaleve ndërsa sa i përket rrogave të larta kryeministri shkruan se taksoheshin me 23% ndërsa shtoi se problem i madh mbeteshin rrogat e padeklaruara.