Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, në Samitin e NATO-së që po mbahet në Bruksel ka propozuar që Kosova të bëhet pjesë e kësaj aleance.
Në fjalën e tij ai është shprehur se 4 shtete të NATO-së ende nuk e njohin Kosovës, ndërsa shton se ky shtet duhet të integrohet dhe të bëhet një shtet i plotë.
“Katër shtete të NATO-s ende nuk e njohin Kosovën. Unë propozova që Kosova të integrohet dhe më në fund të bëhet një shtet i plotë”, ka thënë Zoran Milanoviç.