Qytetarët pranojnë se kanë marrë borxh për tu ushqyer

Edhe pse jemi në vitin 2022 ende shumë familje në qytetin e elbasanit nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të siguruar një jetesë dinjitoze. Papunësia e lartë, emigrimi masiv si dhe pagat e ulta kanë bërë që niveli I jetesës në qarkun e Elbasanit të ulet në kufinjtë e mbijetesës për një pjesë të konsiderueshme të tyre. 

Shumë prej qytetarëve të detyruar nga kushtet e vështira ekonomike janë dëtyruar edhe të marrin borxh për të blerë produkte ushqimore. Një anket te Bankës së Shqipërisë tregohet se 19% e familjeve shqiptare marrin borxh kryesisht para për tu ushqyer.

Qytetarët e Elbasanit për Egnatia neës a shprehen se çmimet e larta dhe të ardhurat e ulta që kanë I kanë detyruar që shpesh herë të marrin ushqime me veresi.

Për një pjesë tjetër edhe nëse nuk marrin borxh apo veresi kushtëzohen dhe presin ndihmën financiare nga të afërm që shpesh janë jashtë vendit. Rritja e lartë e çmimeve të produkteve ushqimore e ka vështirësuar edhe më shumë situatën ekonomike të familjeve elbasanase.