Erion Murataj PSD

Këto emra mbi këto fletore të vjetëruara janë dëshmi se qindra qytetarë elbasanas nuk kanë para as për tu ushqyer. Shumë prej tyre si shpresë për tu ushqyer kanë zemërgjërësine e pronarëve të bizneseve, si kjo zonjë e cila me lot në sy thotë së ushqimet i merr me veresi.

Situata dida ditës po bëhet më e rëndë edhe për biznesin e vogël pasi numri i atyre që marrin ushqime më listë është në rritje.

Për të moshuarit situate bëhet edhe më e rëndë pasi thonë se në rast se nuk do të kishin fëmijët në emigracion nuk do tia dilnin dot edhe pse pë rata që nuk kanë aq fat gjendja është e mjerueshme edhe tani.

Elbasani renditet si një nga qaeqet më të varfëra në Shqipëri dhe këto fletore janë dëshmi e skamjes dhe e situatës.